Borrelli thotë se mund të ketë sërish sanksione kundër Rusisë

11 prill 2022 | 10:55

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se sanksionet e mëtejshme kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, mbeten opsion.

Borrell i bëri këto komente në Luksemburg, në prag të një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së.

“Sanksionet janë gjithmonë në tryezë”, u tha ai gazetarëve.

Borrell shtoi se ministrat, të cilët pritet të diskutojnë për krimet e dyshuara të luftës, të kryera nga Rusia në Ukrainë, bashkë me prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Kahn, mund të debatojnë edhe për “hapat e mëtejshëm” kundër Moskës.

BE-ja ka vendosur tashmë disa runde sanksionesh kundër Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkolla e sotme fillore dhe e mesme e ulët “Asdreni”…