Bortniczuk: 40 shtete mund të bojkotojnë Olimpiadën e Parisit

03 shkurt 2023 | 11:58

Ministri i Sportit dhe Turizmit në Poloni, Kamil Bortniczuk, ka thënë se deri në 40 shtete mund të bojkotojnë Lojërat Olimpike të Parisit, diçka që do ta bënte krejtësisht të pakuptimtë ngjarjen e madhe sportive.

Deklarata e tij erdhi pasi Polonia, Lituania, Estonia dhe Letonia refuzuan bashkërisht planin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik për të lejuar sportistët rusë dhe bjellorusë që të marrin pjesë në turneun e vitit 2024. Ukraina sigurisht që ka kërcënuar me bojkot nëse kjo ndodh, por KON tha të enjten se bojkoti do të ndëshkonte vetëm sportistët.

Bortniczuk ka deklaruar se besonte që ishte e mundshme që Polonia të ngrejë një aleancë me 40 shtete të tjera, përfshi Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, për të kundërshtuar planet e KON-it para mbledhjes së 10 shkurtit. “Nëse ne bojkotojmë Olimpiadën, atëherë ajo do të ishte e pakuptimtë”, ka thënë Bortniczuk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se…