Borxhi shtetëror i Kroacisë tejkalon shifrën 40 miliardë euro

31 korrik 2020 | 22:41

Banka Kombëtare e Kroacisë publikoi sot të dhënat e fundit për borxhin e përgjithshëm shtetëror, i cili në fund të prillit, për herë të parë në histori, tejkaloi shifrën prej 40 miliardë eurove.

Në prill, borxhi i përgjithshëm shtetëror u rrit me mbi 6 miliardë kuna (803.4 milionë euro), duke u rritur nga niveli prej 298.8 miliardë kuna (39.9 miliardë euro) në 304.9 miliardë kuna (40.8 miliardë euro).

Sipas portalit Index.hr, borxhi i Kroacisë u rrit në mes të mbylljes së ekonomisë për shkak të pandemisë koronavirus dhe masave që u futën për të kursyer vende pune

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komitetit i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së…