Haziri: Bashkë dhe me lojalitet ia dalim kundër përhapjes së COVID-19

31 korrik 2020 | 22:30

Komitetit i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, është njoftuar të premten për 9 raste të reja pozitive, por fatmirësisht 11 persona janë shëruar plotësisht.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se numri total i të prekurve me COVID-19 është 482, prej tyre janë shëruar 320, 146 raste janë aktive, 41 pacientë në hospitalizim, ndërkaq 16 kanë vdekur.

Haziri tha se Gjilani është duke pritur rezultatet edhe të 28 mostrave, të datave 28 dhe 29 korrik.

“Le të vazhdojmë drejt shërimit më të madh dhe t’i ulim rastet me infeksion. Bashkë dhe vetëm me lojalitet ia dalim”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Melania Trump është e vetmja “Zëri Amerikës”- Melania Trump, Zonja…