
Bostoni dhe Indiana kualifikohen në gjysmëfinalet e ‘play-off’-it, Denverit në epërsi ndaj Clippersave
Ndeshjet e sotme në NBA kanë përcaktuar edhe dy skuadra të tjera gjysmëfinaliste, të dyja në Konferencën e Lindjes.
Njëri prej tyre është Boston Celtics, që mundi me rezultat 120-89 Orlandon dhe fitoi 4-1 serinë e çerekfinaleve. Kampionët në fuqi patën epërsi gjatë gjithë kohës, ku u dallua Jayson Tatum me 354 pikë e 10 asistime.
Në gjysmëfinale shkon edhe Indiana, që mundi me rezultat 119-118 Milwaukee, duke fituar 4-1 serinë e takimeve.
Fitore në sekondën e fundit për Indiana, ndërkohë që titullarët e të dyja skuadrave realizuan mbi 10 pikë çka tregon për rivalitetin e madh në fushë. Kështu, Antetokounmpo largohet nga gara për titull. Po në Lindje, Detroiti fitoi me rezultat 106-103 ndaj New York dhe mban ende hapur shpresat për kualifikim, pasi tani nju-jorkezët udhëheqin 3-2 serinë. Cuninngham me 24 pikë dhe Thompson me 22 pikë u dalluan për Pistons në këtë ndeshje.
Në Perëndim u luajt vetëm një ndeshje, ku Denveri mposhti pa problem me rezultat 131-115 Clippers, duke udhëhequr 3-2 serinë e çerekfinaleve. Jamal Murray me 43 pikë ishte lider në fushë për Denverin, mbështetur nga Jokiq me një “triple double”.