Bostoni kualifikohet në ‘play-off’ dhe synon kreun në Lindje

22 mars 2023 | 13:10

Bostoni mposhti me rezultat 132-109 Sacramenton, duke qenë vetëm një fitore larg kreut të renditjes në Konferencën e Lindjes.

Skuadra e Celtics bëri një ndeshje të mirë, ku u dalluan Tatum me 36 pikë e Brown me 27 pikë. Fiton edhe Clevelandi, që mundi me rezultat 115-109 Brooklynin jashtë fushe, ndeshje ku u dallua Mitchell me 31 pikë. Befason Oklahoman, që mundi në sekondën e fundit me rezultat 101-100 Clippersat, ndeshje ku diferencën në fushë e bëri Shai, autor i 31 pikëve.

Atlanta mposhti me rezultat 129-107 Detroitin, me Young protagonist,  autor i 30 pikëve e 12 asistime. Ndërsa New Orleans, falë 32 pikëve të Ingram, mundi thellë San Antonion (119-84).

Rezultatet

Orlando – Washington             122-112
Atlanta – Detroit                      129-107
Brooklyn – Cleveland              109-115

New Orleans – San Antonio    119-84
Sacramento – Boston               109-132
Clippers – Oklahoma               100-101

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Olta dhe Dea e kanë kaluar natën e djeshme së…