Bostoni përmbysi Miamin dhe i afrohet titullit në Konferencën e Lindjes

26 maj 2022 | 13:05

Boston Celtics ka fituar me rezultat 93-80 në fushën e Miami Heat dhe udhëheq 3-2 serinë e ndeshjeve finale në Konferencën e Lindjes.

Skuadra e Bostonit përmbys disavantazhin me ndeshje dhe tashmë e sheh veten një fitore larg titullit kampion në Lindje. Ndërkohë që, ndeshjen e radhës do ta luajë në fushën e tij. Një takim i ekuilibruar në pjesën e parë, por në të dytën miqtë marrin kontrollin e saj dhe fitojnë me meritë.

Brown me 25 pikë dhe Tatum me 22 pikë e 12 rebound ishin më të mirët në fushë për ekipin e Celtics. Në kahun tjetër, Adebayo realizoi 18 pikë e 10 rebound, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Konferenca e Lindjes – Finale “play-off”
Miami – Boston 80-93 (2-3)

Konferenca e Perëndimit – Finale “play-off”
Golden State – Dallas (3-1)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se turistët amerikanë kanë mbetur të habitur nga çmimet…