Turistet amerikane përballen me të papriturën në restorantin grek “Çdo burrë në restorant u ngrit dhe na rrethoi”

26 maj 2022 | 13:05

Duket se turistët amerikanë kanë mbetur të habitur nga çmimet e shtrenjta në Greqi dhe për këtë janë ankuar edhe në media.

Së fundmi, një grup turistesh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat shkuan në Mykonos të Greqisë për të shijuar vendin piktoresk, kanë patur një eksperiencë të keqe.

Pas një turi në ishullin e famshëm, ato vendosën të hanin drekë në një restorant të zonës, ku dhe situata u përshkallëzua.

43-vjeçarja, Cheryl Lamphere, është një nga 6 vajzat të cilat ishin në restorant. Kjo e fundit ka folur ekskluzivisht për “Daily Mail” për të denoncuar rastin në lidhje me skemën e mashtrimit me të cilën u përballën ato.

“Ne porositëm një pjatë me kallamar, makarona me fruta deti, një sallatë dhe bukë, dhe u përballëm me një shifër te frikshme prej 1640 dollarësh të cilën u detyruam ta paguanim. Restoranti DK Oyster është një vend famëkeq dhe ne ramë pre e mashtrimit të tyre”, tha ajo për median britanike.

Kjo e fundit shkruan se nëna e dy fëmijëve tha se grupi vizitoi ishullin piktoresk më 3 maj, por mbrëmja e tyre e parë u shkatërrua pasi pronari Dimitris Kalamaras dhe stafi i përbërë nga meshkuj i “kërcënuan” për të paguar faturën.

“Çdo burrë në restorant u ngrit dhe na rrethoi, ishin të paktën pesë prej tyre, gati duke na bllokuar. Ishte një situatë shumë, shumë e frikshme sepse ne ishim gjashtë gra të rrethuara nga pesë burra… Më duhet të shtoj, të gjithë ishin të veshur me të zeza,  ishin si një grup gangsterësh”, tha Lamphere për “DailyMail” në telefon.

Ndërkohë ky nuk është i vetmi rast i kësaj skeme mashtrimi i përdorur nga restoranti grek.Brenda Moulton dhe vajza e saj 19-vjeçare, Kaylea, pohuan se kishin rënë pre e këtij mashtrimi duke paguar 641,15 dollarë për dy këmbë gaforreje dhe dy mojito, kur vizituan restorantin në muajin maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pacientët e diagnostikuar me sklerozë multiple, që marrin shërbime mjekësore…