
Botohet libri ‘Aromë lirie’ nga autori Lulzim Osmanaj
Lulzim Osmanaj e ka publikuar librin më të ri që titullohet “Aromë lirie”.
Libri i autorit nga Istogu përmban poezi, prozë, rrëfime e tregime.
Osmanaj lindi në Trubuhoc të komunës së Istogut, më 17.12.198. Shkollën fillore “Avni Rrustemi” e mbaroi në Zallq, ndërsa gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog. Ai është pasardhës dhe bir i mësuesit Isuf, i cili dha kontributin e tij nga Ozdrimi i Pejës e deri në Has të Prizrenit, që shqipja të mos shuhet.
Lulzim Osmanaj ka mbaruar fakultetin Ekonomik në Univeristetin e Prishtinës, kurse sot jeton në Heilbronn të Gjermanisë. Flet gjuhën angleze dhe atë gjermane. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai është nip i pleqnarit dhe pajuesit të gjaqeve, Zenun Isufit, si dhe pasardhës i veprimtarit e dëshmorit të kombit Haxhi (Zekë) Osmanaj.
(V.Z / Epoka e re)