Talentët kosovarë zbulojnë lojën për ta kaluar më lehtë izolimin

23 maj 16:42

Kalimi i ditëve në këtë kohë pandemie nuk është i lehtë.

Por është dikush që është kujdesur që derisa qëndroni në shtëpi ta kaloni ditën sa më mirë.

Mjafton ta kesh një telefon smart dhe të kaloni momente të bukura e plot emocionuese.

“Coco Ball Adventures” është loja të cilën tashmë mund ta shkarkoni (download) në App Store dhe Google Play.

Ideatorët dhe krijuesit e saj Shaban Shabani dhe Valentina Kastrati janë të bindur se kjo lojë do t’u bëjë që të argëtoheni në këtë kohë të vështirë dhe të sfidoni vetën dhe njëri tjetrin.

Ata tashmë kanë themeluar edhe kompaninë “WoWo Games”, e cila së shpejti do të sjellë lojëra të ndryshme për të gjitha kategoritë në tërë botën.

Shaban Shabani, është regjisor nga Ferizaj, i cili njihet për shumë video projekte të veçanta që ka sjellë në vend deri më tani.

Kjo është një dëshmi se të rinjtë kosovarë janë konkurrent në botë, mbase edhe më kreativ për realizimin e projekteve të ndryshme posaçërisht nga fusha e teknologjisë.

Shkarkojeni “Coco Ball Adventures” në App Store dhe Google Play dhe kaloni momente fantastike bashkë me të dashurit tuaj./ Gazeta inFokus

Lojën mund ta shkarkoni këtu:

Download, App Store: http://apps.apple.com/us/app/coco-ball-adventures/id1514637290?Is=1

Download , Google Play: http://play.google.com/store/apps/developer?id=Wowo+Games

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
120 persona janë testuar sot në Prizren pas rasteve të…