Sot në Prizren do të testohen 120 persona për COVID-19

23 maj 2020 | 16:29

120 persona janë testuar sot në Prizren pas rasteve të mbrëmshme me COVID-19.Lajmin për këtë e ka bërë të ditur drejtori komunal i Shëndetësisë, Visar Shehu në një intervistë për Televizionin e Prizrenit.“Është bërë testimi më i madh në komunën e Prizrenit, 59 prej tyre i janë nënshtruar mostrimit në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike, ndërsa 61 të tjerë janë testuar nga ekipe mjekësore të IKSHKP-së të ardhura nga Prishtina, që në total në Prizren janë testuar 120 persona nga kontaktet e të infektuarve me COVID-19”, ka thënë Shehu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka bërë me dije se…