Botohet libri “Edhe malet janë UÇK” i autorit Riza Greiçevci

16 nëntor 2021 | 11:09

Doli nga shtypi libri më i ri shkrimtarit, gazetarit dhe publicistit, Riza Greiçevci

Shkrimtari, gazetari e publicisti, Riza Greiçevci, ka botuar librin më të ri të tij, të pestin me radhë: “EDHE MALET JANË UÇK”,

Botimi i këtij libri është i motivuar nga Gjykata Speciale e Hagës, ku më shumë se një vit, udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi,  Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e të tjerë gjenden në burgun e Hagës, bashkë me UÇK-n, me Lirinë e Pavarësinë e Kosovës,  me shtetin dhe me pushkën çlirimtare, me sakrificën dhe me gjakun e dëshmorëve, kinse si “fajtor” për “krime kundër njerëzimit”, por ishin edhe ballinë e UÇK-së, e cila, sipas bindjes dhe moralit të drejtësisë  Gjykatës Speciale të Hagës, kjo (UÇK-ja), ishte një “Ndërmarrje kriminale”, e jo ushtri çlirimtare  e popullit të Kosovës!

Autori, Riza Greiçevci, së shpejti nxjerr nga shtypi botimin e librit publicistik letrar, të gjashtin  me radhë, po ashtu, me motive nga Gjykata Speciale e Hagës: “KOSOVA PARA GJYQIT” – 6.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë ka mbyllur me një fitore minimale ndaj…