Botohet libri me poezi “Një sy vashe” i Valbona Hadrit

26 nëntor 2020 | 22:24

Ditë më parë, nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Lena Graphic”, ka dalë nga shtypi libri me poezi i poetes së talentuar Valbona Hadri, me titull “Një sy vashe”. Sipas redaktorit të librit, Remzi Limani, poetja Valbona Hadri në librin e saj të parë na jep një histori më vete, ashtu si jeta që është e pashprehur në fatet e njerëzve. Ajo shpjegon të gjitha këto me një goditje të bukur poetike, një lojë me ngjyra fjalësh për t’ia dhënë shkëlqimin dhe kuptimin e duhur një realiteti të dukshëm dhe të padukshëm, por të prekshëm në kuptimin e kapshëm për nga shtrirja e momenteve dhe historive të mbartura nga talenti i saj për t’i shndërruar në poezi të tipit narrativ, duke përshkruar dashurinë

ndaj të afërmve, atdheut dhe miqve, dëshira këto që shprehin respekt dhe mirëqenie – tipare të njeriut

mirëfilli të edukuar, dallues për të përshkruar dashurinë dhe dëshirat që shpërfaqin personalitetin njerëzor.
Libri ka 88 faqe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri në fundjavë “Prishtina Weather” parashikon mot stabil, pa ndryshime.…