BQK-ja anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare FinCoNet

18 prill 2025 | 16:02

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) është anëtarësuar ne Organizatën Ndërkombëtare për Mbrojtje të Konsumatorëve Financiarë (FinCoNet).

Anëtarësimi në FinCoNet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të rolit të BQK-së si autoritet mbikëqyrës në avancimin e kornizës për mbrojtjen e konsumatorit financiar, me theks të veçantë në mbikëqyrjen efektive të sjelljes së tregut të institucioneve financiare.

Përmes anëtarësimit në këtë organizatë, BQK-ja do të përfitojë nga ekspertiza dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në zhvillimin e mëtejmë të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit si një funksion i ri i shtuar me strukturën e re organizative. Kjo përfshin përforcimin e metodave të avancuara për monitorimin dhe analizimin e sjelljes së institucioneve financiare, si dhe përmirësimin e transparencës dhe mbikëqyrjes për mbrojtjen e konsumatorëve.

BQK-ja në pajtim me Planin Strategjik mbetet e përkushtuar në avancimin e projekteve që promovojnë mbrojtjen e konsumatorit, gjithë përfshirjen financiare dhe rritjen e besimit të qytetarëve në tregun financiar, përmes forcimit të transparencës dhe qasjes së drejtë në shërbimet financiare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ndalimi i…