BQK-ja: Bankat komerciale për 10 muaj fituan mbi 120 milionë euro

01 dhjetor 2022 | 12:43

Bankat komerciale në Kosovë deri në fund të muajit tetor kanë arritur të sigurojnë një fitim prej 120.3 milionë eurosh.

Sipas raportit “Sistemi financiar, tetor 2022” prezantuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), del se deri në këtë periudhë, bankat ka fituar 20 milionë euro më shumë krahasuar me vitin paraprak. Aty theksohet se të hyrat ishin 303 milionë euro, prej të cilave 214.9 euro ishin nga interesi, shkruan Telegrafi.

Për sa i përket shpenzimeve, BQK thotë se nga janari bankat kanë harxhuar 105.4 milionë euro për gjëra administrative, ndërsa 21.2 kanë qenë shpenzime nga interesi. Derisa raporti i likuiditetit ishte 34.5 për qind.

BQK-ja thotë se norma për kredi të reja është 6.2 për qind, nga e cila 6.3 për qind është për korporata jofinanciare kurse për ekonomitë familjare është 6 për qind.

Norma mesatare e interesit në depozita është 1.5 për qind ose dallimi i normës kredi-depozita 4.7 pikë përqindje.
Kreditë e këqija sipas raportit të BQK-së aktualisht janë 2 për qind.

Aktualisht, vlera e aseteve e të gjitha bankave komerciale është 6 miliardë e 465 milionë euro, ndërsa kapitali vetanak është 678.3 milionë euro.

Qytetarët e Kosovës i kanë 4 miliardë e 268 milionë euro borxh bankave komerciale, mirëpo vlera e depozitave ka shkuar në 5 miliardë e 289 milionë euro.

Shumë më e madhe e kredive është e dhënë për korporatat jofinanciare në vlerë prej 2.6 miliardë euro, derisa për ekonomitë familjare është rreth 1.6 miliard euro.

Ndryshimi mesatar vjetor i kredive është 17.9 për qind, ku për individët është 17.3 për qind, për bizneset ishte 17.5 për qind dhe 82.7 për qind për korporatat e tjera financiare.

Aktualisht në tregun e Kosovës operojnë 12 banka komerciale, prej të cilave 9 janë me kapital të huaj. Numri i degëve të tyre 199, kurse këto banka kanë të punësuar 3,734 punëtorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë në repartin e Gjinekologjisë, ka…