BQK-ja, MPB-ja, Policia dhe Shoqata e Bankave diskutojnë për sigurimin fizik të sektorit bankar

07 dhjetor 2018 | 13:28

Me ftesë të guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti është mbajtur takimi me ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, drejtorin e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës, Riza Shillova, anëtarin e Bordit të Shoqatës së Bankave, Orcun Ozdemir, dhe drejtorin ekzekutiv të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija.

Në këtë takim u diskutua për shqetësimet rreth dukurisë së plaçkitjes së bankave në Kosovë.

Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse në këtë takim shprehën gatishmërinë për të ndërmarrë masat e nevojshme, me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë në sektorin bankar dhe u dakorduan që të rrisin bashkëpunimin ndërinstitucional për të adresuar këto sfida.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur sot…