BQK-ja ngushëllon familjen e Roland Kaçanit

04 nëntor 2019 | 14:28

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) e ka pritur me pikëllim të madh vdekjen e drejtorit të deritashëm të kompanisë së sigurimeve “Sigma”, RolandKaçani.

“Me këtë rast, guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka ngushëlluar familjen Kaçani për humbjen e më dashurit të tyre dhe gjithë sektorin e sigurimeve në Kosovë. Rolandi do të mbahet mend si një punëtor dhe bashkëpunëtor i madh me të gjithë dhe për të mirën e sektorit të sigurimeve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në telegramin ngushëllues të BQK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajnerët e huaj vazhdojnë të mos kenë suksese në futbollin…