Brad Pitt i jep fund romancës me modelen 29 vite më të vogël

29 tetor 2020 | 11:11

Brad Pitt dhe e dashura e tij 29 vite më e vogël thuhet se janë ndarë pas një romance që patën gjatë muajve të verës.

Aktori 56-vjeçar dhe modelja 27-vjeçare Nicole Poturalski u panë për herë të parë në publik në muajin gusht. Romanca e tyre e fshehtë zgjati rreth 3 muaj, por tani thuhet se lidhja e tyre ka përfunduar.

Lajmi është bërë i ditur nga portali “Page Six”, që shkruan se një burim i ka thënë se lidhja e Pitt me Nicole nuk ka qenë asnjëherë serioze.

Në fund të muajit Gusht, aktori i njohur hollivudian dhe modelja gjermane u panë së bashku në një aeroport në Francë. Por duket se pas kësaj romance vere, tashmë çdo gjë ka përfunduar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk është miratuar në parim as të enjten Projektligji për…