Brad Pitt ndryshon pamjen

28 maj 2020 | 13:29

Mbyllja e parukiereve dhe berberëve ka bërë që njerëzit të mos kenë më pamjen e dikurshme. Kështu ka ndodhur edhe me aktorin e famshëm Brad Pitt, i cili gjatë kësaj periudhe karantine e ka lënë veten pas dore.

Ai është fotografuar teksa bënte shëtitje në Malibu e ku vunë re flokët e gjatë dhe të palyer. Aktori ishte duke udhëtuar me mikun e tij Flea, pjesë e grupit Red Hot Chili Peppers.

Ndonëse e kemi parë me flokë bjondë të shkurtër, këtë herë ai kishte rikthyer në vëmendje pamjen e tij që ka pasur në vitin 1994 . Në këtë vit ikona e kinematografisë kishte flokë të gjatë deri te supi teksa xhironte për filmin Legends Of The Fall./ Klan Plus/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 3 qershor bëhen dy muaj prej kur Glauk Konjufca…