Brad Pitt shqetëson fansat, fotografohet me karrocë të invalidit në spital

16 prill 19:52

Brad Pitt u fotografua duke dalë nga një qendër mjekësore në Beverly Hills në një karrocë të mërkurën, thanë burimet për Page Six.

“Nuk është asgjë”, tha një burim. “Puna stomatologjike”.

Pitt, 57 vjeç, i veshur me një kapuç të zi dhe xhinse gri, ishte në karrocë dhe po shoqërohej nga një truprojë.

Ylli i “Once Upon A Time in Hollywood” kishte vendosur një palë syze dielli dhe maskë dhe kombinoi veshjen me një palë atlete të bardha.

Pitt kohët e fundit u bë e ditur se së bashku me Harrison Ford, Brad Pitt, Halle Berry dhe Reese Witherspoon, është anëtar i listës së “Academy Awards” që do ta prezantojë ceremoninë e 25 prillit.

Kështu që, duket se ai donte të bënte një vizitë tek stomatologu, në mënyrë që të jetë në formë të shkëlqyeshme për ceremoninë.

Ndarja e Pitt nga Angelina Jolie u përball me beteja të shumta gjyqësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se Ministria e Shëndetësisë…