Zemaj: Shëndeti i qytetarëve mbrohet me vaksina, jo me parulla politike

16 prill 2021 | 19:51

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se Ministria e Shëndetësisë po vë në rrezik jetën e qytetarëve duke mos siguruar vaksinat.

Sipas Zemajt, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti mbylli qytetarët pa asnjë strategji dhe uli numrin e testimeve në kohën kur dhjetra qytetarë çdo ditë po humbin jetën nga Covid-19.

“Dështim për vaksina, me shumë se dhjetëra jetë të humbura çdo ditë nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ulje e numrit të testeve, masa politike ku i mbyll qytetarët pa asnjë strategji, deklarata populliste por jo konsultim me profesionistët e fushës”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotëi tij:

Kapaciteti për udhëheqje tregohet në pozitë, parullat politike nuk janë funksionale po nuk pate dije, përkushtim dhe motiv për t’i dalë zot vendit në situata emergjente.

Një Qeveri e cila nuk di se si të sillet në oborrin e vet dhe kërkon dije e hapësirë veprimi në kojshi, çka mundesh më shumë me pritë në pandemi, përpos dështim.

Dështim për vaksina, me shumë se dhjetëra jetë të humbura çdo ditë nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ulje e numrit të testeve, masa politike ku i mbyll qytetarët pa asnjë strategji, deklarata populliste por jo konsultim me profesionistët e fushës.

Më duket e pabesueshme që duhet të shkaktohen vonesa për nënshkrim të një kontrate e cila është hartuar në pajtim me ligjin dhe situatën e pandemisë. Do të ishte tepër dëshpëruese nëse kemi vonesa një minutë, lëre më një ditë, apo vonesa me muaj.

Shëndeti i qytetarëve mbrohet me vaksina, jo me parulla politike. E pabesueshme çka mund të ndodhë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, përmes…