Shteti e la vetëm Arlindën, kryeprokurorja hodhi poshtë ankesën për shkeljet në rastin e saj – dy muaj më vonë ajo u vra

26 tetor 2026 | 11:49

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, nga kunati i saj, pak orë pasi kishte denoncuar dhunën në familje.

Tri ditë më parë, ajo kishte paralajmëruar Prokurorinë se i rrezikohej jeta.

Dokumentet e publikuara treguan në media treguan se deri në ç’masë institucionet e lanë vetëm drejt vrasjes së paralajmëruar nga vetë ajo.

Dhe se si shteti e la vetëm, u zbulua edhe nga ngjarjet pararendëse.

Raportimet thonë se gruaja kishte pasur mosmarrëveshje me ish-bashkëshortin, Jeton Sylaj, për përdorimin e banesës së përbashkët dhe përkujdesjen ndaj djalit të tyre.

Më 16 tetor, Gjykata Themelore në Pejë kishte lëshuar urdhër mbrojtës, duke kërkuar që Arlinda të lejohej të kthehej në shtëpi.

Ajo tregonte se familjarët e ish-bashkëshortit po qëndronin në banesë pa autorizim dhe kërkonte ndërhyrjen e institucioneve për zbatimin e vendimit.

Më 22 tetor, rreth orës 21:27, Policia e shoqëroi në banesë.

Por, sipas procesverbalit të publikuar nga Sinjali, ish-bashkëshorti refuzoi t’ia hapte portën.

Atë natë, pas konsultimeve institucionale, ishte vlerësuar se qëndrimi i saj në shtëpi nuk ishte i sigurt.

Arlinda shkoi te vëllezërit në Radac.

Tri ditë më vonë, më 25 tetor, ajo denoncoi sërish dhunë në familje.

Bashkëshorti u arrestua dhe u ndalua për 48 orë.

Patrulla policore e ktheu Arlindën në shtëpi rreth orës 20:58.

Afërsisht dhjetë minuta më vonë, ajo u gjet e vdekur.

Viktima u gjet në dhomën e gjumit.

Kunati i saj, Albert Sylaj, ësht autori i kërkuar për vrasjen.

Policia konfirmoi dyshimet për goditje me një mjet të fortë dhe njoftoi se i dyshuari për vrasjen ishte në arrati.

Ajo që dihet me siguri është se gruaja ishte kthyer në një banesë ku, tri ditë më parë, autoritetet kishin vlerësuar se nuk ishte e sigurt.

Avokatja Adelina R. Hoxha kishte kërkuar qysh edhe më herët hetim disiplinor ndaj prokurores Suada Hamza, duke treguar shkelje të rënda gjatë trajtimit të rastit të saj.

Ankesa përmendte intervistimin e fëmijës pa asistencën efektive të psikologut dhe shqetësimet për ndikim mbi deklarimin e tij.

Sipas avokates, nuk ishin siguruar menjëherë pamjet e kamerave, as dokumentuar plotësisht vendi i ngjarjes dhe provat tjera.

Ajo kundërshtonte edhe qëndrimin e fëmijës te një person i tretë, pa verifikim të mjaftueshëm të bazës ligjore.

Më 21 gusht 2026, kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj kishte vendosur ta hidhte poshtë kërkesën për procedurë disiplinore.

“HEDHET kërkesa për inicimin e procedurës disiplinore”, shkruhet në vendim, i cili e cilësonte ankesën të pabazuar.

Më 22 tetor, Zekaj iu drejtua vetë Prokurorisë Themelore në Pejë me një letër urgjente, të publikuar nga gazeta Sinjali.

Ajo kërkonte zbatimin e një urdhri gjyqësor dhe hetimin e zyrtarëve që, sipas saj, kishin lënë detyrimet pa përmbushur.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën…