Brahimaj: Hasan Hasani, frymëzim për gjeneratat

01 dhjetor 2020 | 17:52

Është ndarë nga jeta Hasan Hasani përkrahes i luftës çlirimtare dhe aktivist i vazhdueshëm në kultivimin e vlerave kombëtare. Lajmin e ka bërë me dije bashkëvendasi i tij, gjenerali i UÇK-së Lahi Brahimaj.

Brahimaj ka thënë se Hasan Hasani ishte frymëzim për gjeneratën e tij dhe do të mbetët frymëzim edhe për gjeneratat që vijnë.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga ne të Profesor Hasan Hasanit, mik e bashkëvendës imi. Baci Hasan ishte frymëzim për gjeneratën time e do të mbetet frymëzim edhe për gjeneratat që vijnë. Profesor Hasani, ishte në përkrahje të Luftës Çlirimtare, aktivitet që e vazhdoi edhe pas çlirimit, me kultivimin e vlerave kombëtare. Heronjtë e Dëshmorët do të mbesin të gjallë në librat e tij, që janë referencë për historinë më të lavdishme të Dukagjinit, Kosovës e kombit shqiptar. Si atdhetar i devotshëm, ai ishte në përkrahjen time dhe bashkëluftëtarëve të mi, edhe kur u përballem në gjykatat ndërkombëtare. Do të mbetet përherë i paharruar! Lamtumirë Hasan Hasani. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që aq shumë bëre për të dhe e deshe!”, ka shkruar Brahimaj në profilin e vet në “Facebook”.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e…