Brahimaj kujton masakrën e Kralanit

04 prill 2020 | 21:08

Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka kujtuar 21-vjetorin e betejës së Kralanit.

“Kujtojmë sot jetët e pafajshme të humbura 21 vite më parë në Kralan. Gjenocidi serb vazhdoi gjatë tërë pranverës, e hakmarrja e tyre në popullatën e paarmatosur, pasonte pas çdo humbje që iu shkaktohej në vijat e frontit. Po ashtu, me rastin e 4 prillit, ditës së të zhdukurve të komunës së Klinës, nderojmë të gjithë të pagjeturit e kësaj komune, që edhe sot nuk dihet fati i tyre. Beteja për drejtësi dhe kthimin e të pagjeturve vazhdon. Secili që u bë kurban i lirisë së këtij vendi, duhet të prehet i qetë e nderohet në tokën e Kosovës”, ka shkruar Brahimaj në profilin e vet në “Facebook”.

“Nderim për sakrificën e bashkëluftetarëve që ranë dëshmorë, Arton Mehmetaj, Halit Coka, Fehmi Shala, Visar Miftari, Kujtim Qallakaj, Shefqet Dervishi, Hysen Sopaj, Maliq Sopaj, Jahir Mazreku, Ilir Hoxha dhe Mustafë Çeku.  P.S Fsahti Kralan sbesoj qe ka kalu ne Komunen e Klines, eshte ne teritor te Gjakoves, dhe ka qen nje nga vatrat e luftes ne Z.O. Dukagjinit. Lavdi Dëshmorëve e Martirëve të Lirisë!”, ka shkruar Brahimaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çfarë do të ndodhë me kampionatin e Kosovës, edhe këtu…