
Brahimaj: S’e kam parë 15-pikëshin e qeverisë së unitetit, dje ka qenë Dita e Çlirimit
13 qershor 2025
| 10:59
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj është deklaruar pak para seancës së 31-të konstituive të Kuvendi të Kosovës.
Ai është pyetur rreth propozimit të LDK-së për qeveri të unitetit, ku Brahimaj ka thënë se nuk i ka parë 15 pikat që janë shpalosur gjatë ditës së enjte.
“Dje ka qenë Dita e Çlirimit, jemi marr me të”, ka thënë Brahimaj, duke uruar edhe një herë këtë ditë të rëndësishme.
Ndërsa sa i përket zhbllokimit të situatës, ai ka kërkuar zgjidhje si nga partia fituese në zgjedhjet e 9 shkurti, ashtu edhe nga ish-opozita.
Po ashtu, Brahimaj ka thënë se askush se ka menduar që do të provohet 31 herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.