ZKA dhe Instituti AAB nënshkruajnë marrëveshje për Edukim të Vazhdueshëm Profesional

31 korrik 2025 | 14:01

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca dhe drejtori i ekzekutiv i Institutit AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Certifikuar, Ylber Prekazi, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit që ka për qëllim zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale të stafit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) nëpërmjet programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Marrëveshja do të zgjasë për një periudhë 24-mujore dhe përfshin organizimin e trajnimeve vjetore prej së paku 12 orësh për auditorët e ZKA-së, në fusha kyçe të kontabilitetit dhe auditimit.

Vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet ZKA-së dhe Institutit AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Certifikuar, synon ngritjen e vazhdueshme të njohurive dhe aftësive profesionale të auditorëve, promovimin e praktikave të mira, dhe rritjen e cilësisë në auditim.

Po ashtu dëshmon përkushtimin e ZKA-së për të investuar në zhvillimin profesional të stafit të saj dhe për të siguruar standarde të larta të cilësisë në funksion të auditimit publik në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Chelsea dhe Bayer Leverkusen kanë bërë propozime për të nënshkruar…