Brazili dhe Argjentina, favoritet për të rrëmbyer Kupën e Botës 2022

17 nëntor 2022 | 16:47

Kompania e statistikave “Gracenote” i ka publikuar parashikimet e saj për Kupën e Botës 2022.

Brenda këtyre parashikimeve, Brazili dhe Argjentina rezultojnë të jenë dy skuadrat favorite për të triumfuar në Katar.

Kjo kompani përdor një sistem të klasifikimit në futboll për të vlerësuar probabilitetet e rezultateve të ndryshme për çdo ndeshje të Kupës së Botës 2022 përmes simulimeve të gjera si dhe duke vlerësuar shanset e çdo skuadre për të arritur faza të ndryshme të turneut.

Analiza tregon se Brazili është skuadra favorite për të fituar Kupën e Botës 2022, me një shans prej 20% për të ngritur kupën në finalen e 18 dhjetorit, shkruan “Gracenote”.

Sipas simulimeve të “Gracenote”, finalja e Kupës së Botës mes Brazilit dhe Argjentinës është aktualisht ndeshja me më shumë gjasa që do të zhvillohet më 18 dhjetor.

16 skuadrat që kanë më shumë gjasa të kualifikohen në ndeshjet me eliminim direkt të Kupës së Botës 2022 janë Argjentina, Brazili, Holanda, Portugalia, Spanja, Belgjika, Franca, Uruguai, Danimarka, Anglia, Gjermania, Zvicra, Ekuadori, Kroacia, Irani dhe Meksika.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka…