Brazili mund ta braktisë paktin e OKB-së për emigrantët

11 dhjetor 18:01

Brazili do të largohet nga pakti i Kombeve të Bashkuara për emigrantët, ka thënë ministri në ardhje i këtij shteti, Ernesto Araujo, duke iu bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe një numri të shteteve që kundërshtojnë marrëveshjen.

Araujo, që do të fillojë detyrën e tij si ministër i Jashtëm nën presidencën e Jair Bolsonaros ka thënë se pakti ndërkombëtar është “instrument i panevojshëm” dhe se kombet duhet të vendosin politikat e tyre.

Me një numër rekord prej 21.3 milionë refugjatëve në botë, Kombet e Bashkuara patën filluar punën në një marrëveshje jodetyruese, pasi më shumë se 1 milion persona kanë arritur në Evropë më 2015, shumica prej tyre duke ikur nga Siria dhe varfëria në Afrikë.

Pakti, që adreson çështje si është mbrojtja e emigrantëve, integrimi i tyre dhe kthimi në shtëpi, është kritikuar nga shumica e politikanëve të krahut të djathtë në Evropë, me arsyetimin se një gjë e tillë mund të rrisë imigrimin.

Araujo ka thënë se Brazili do të vazhdojë të pranojë refugjatë nga Venezuela fqinje, mirëpo pika thelbësore është rikthimi i demokracisë në shtet.

Bolsonaro, që nisë udhëheqësinë më 1 janar, ka adoptuar atë që kundërshtarët e tij e kanë konsideruar si qasje të ashpër ndaj imigrimit. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 16:00 edhe banorët e Elbasanit i janë bashkuar protestës…