Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me Covid-19

02 dhjetor 2020 | 15:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me Covid-19.

Në njoftimin për medie, IKSHPK-ja ka treguar se rastet e vdekjes janë nga komuna e Ferizajt, Prishtinës, Gjilanit, Prizrenit, Gjakovës, Kamenicës, Istogut, Suharekës, Mitrovicës dhe Vitisë.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (82, 75, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 56 vjeç), Gjilan 2 raste (82, 63 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (70 vjeç), Istog 1 rast (78 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç) dhe Viti 1 rast (78 vjeç)”, ka treguar instituti.

Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar 555 raste të reja të infektimi me koronavirus dhe 324 pacient janë shëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…