Brenda këtij muaji hapet kufiri Kosovë-Shqipëri

22 maj 2020 | 17:30

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi ka thënë se kufiri i Kosovës me Shqipërinë hapet brenda këtij muaji.

“Kufiri me Shqipërinë hapet brenda këtij muaji, do të thotë brenda shtatë-tetë ditësh. Ne jemi munduar që qytetarët me nevojat e jashtëzakonshme, që kanë të bëjnë në fushën e shëndetësisë nuk i kemi penguar sepse ka ndodhë një fenomen, meqenëse Maqedonia është e bllokuar komplet, një pjesë e pacientëve që kanë pasur termine për t’i bërë në Maqedoni janë transferuar për tu bërë në Shqipëri dhe ne i kemi asistuar që të mos ketë raste emergjente, të gjithë kanë kaluar në territorin e Shqipërisë”, ka thënë Minxhozi për “RTK”-në.

Minxhozi vlerësoi të shkëlqyer bashkëpunimin midis institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës për të lejuar transportimin normal të produkteve bazike ndërmjet këtyre vendeve. Ai poashtu bëri me dije se përpos produkteve bazike, ditëve të fundit janë lejuar edhe transporti i disa mallrave tjera.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që të mos…