Brenda kompleksit ushtarak të FSK-së në ish-aeroportin e Gjakovës

24 maj 2023 | 08:29

A jeni të interesuat të shihni se çka ka brenda kampit ushtarak që u ngrit në fshatin Deve të Gjakovës.

Ky kamp u ngrit në kuadër të ushtrimit më të madh ushtarak “Defender Europe 2023”. Aty ka zbarkuar edhe kontingjenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili iu bashkua trupave të FSK-së dhe ushtarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët do të jenë pjesë e këtij ushtrimi.

Nga data 21 maj e deri më 2 qershor, Kosova është nikoqire e ushtrimit ushtarak më të madh ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit “Defender Europe `23”.Ky ushtrim organizohet nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë, me ndihmën e forcave aleate të 25 vendeve të NATO-s dhe partnerëve të tyre. Në këtë ushtrim FSK-ja do të marrë pjesë me 1 mijë e 300 trupa.

Sipas ushtarakëve të FSK-së, “Defender Europe 2023”, është ngjarja më e madhe për FSK –në dhe forcat në rajon që mbështesin rrugëtimin e NATO-s. FSK merr pjesë me rreth 1 mijë e 300 trupa. FSK-së në këtë ushtrim është pjesë e përpjekjeve për të aftësuar personelin ushtarak në kryerjen e detyrave të mbrojtjes dhe ngritjen e kapaciteteve të mbështetjes.

Zëvendëskomandati i përgjithshëm i FSK-së, gjeneral Enver Cikaqi ka qëndruar në qendrën operative të komplet ushtrimit.  Gjatë kësaj vizite Cikaqi përmendi objektiva kryesore të këtij ushtrimi, siç janë operacionet në terren, doktrinën e FSK-së dhe ndarjen e praktikave operacioneve në terem me ushtritë mike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se së shpejti ndërmarrjet publike…