Brenda super festës së ditëlindjes së Kiara Titos, pamjet me të ftuarit VIP (FOTO)

19 janar 2020 | 13:32

Një ditë më parë, moderatorja e njohur Kiara Tito ka festuar ditëlindjen. Për të festuar 24-vjetorin e lindjes, ajo kishte organizuar një festë të madhe mes miqsh dhe të afërmish.

Ndërkohë përmes postimeve në “Instagram”, Kiara ka zbuluar edhe veshjen e saj dhe look-un e mund të themi se dukej yll. Ajo shfaqet e veshur me një fustan gri dhe sandale plot shkëlqim. Kiara ka zgjedhur një grim të lehtë që përshtatet mjaft mirë me fustanin.

“Duke e nisur 2020 në 24k. Vajza e ditëlindjes”, ka shkruar moderatorja bashkëngjitur një video, e cila ka marrë mijëra pëlqime e qindra urime.

Nga postimet në rrjetet sociale vihet re se Tito e ka shijuar festën e saj dhe se ambientin e kishte arreduar mjaft bukur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë homazhe sot te…