Brenda tuneleve të Hamas-it (Foto)

15 maj 2021 | 12:11

Që nga viti 2007, Izraeli dhe Hamasi janë përplasur katër herë ushtarakisht mes tyre. Më e fundit ishte ajo e vitit 2014 ku mbetën të vdekur më shumë se 2 mijë palestinezë dhe rreth 70 izraelitë. Prej 14 vitesh Izraeli e mban Gazan nën një karantinë të fortë ajrore, tokësore dhe detare.

Gjithçka nisi që prej vitit 2007, kur administrimin e territorit në rripin e Gazas e mori grupi i “Hamas”, të njohur si terroristë nga SHBA dhe BE.

E gjithë kjo e ka bërë luftën mes tyre të pabarabartë duke detyruar Hamasin të gjejë forma të tjera përgjigjeje ndaj ushtrisë izraelite.

Hamas ka ndërtuar një rrjet të sofistikuar tunelesh në territorin e Gazas përmes të cilëve lëviz ushtarët dhe armatimin e përdorur kundër ushtrisë së Izraelit.

Madje, edhe raketat ndaj qyteteve të Izraelit lëshohen pikërisht përmes këtyre tuneleve duke e çuar përdorimin e tyre në një tjetër dimension.

Jo më kot, pak ditë më parë Izraeli përdor një taktikë ushtarake për t’i hapur mat palestinezët e Hamas, raporton abcnews.al. Ushtria njoftoi futjen në Gaza me qëllim që ushtarët e Hamas të mbylleshin në tunele, dhe pasi kjo ndodhi, forcat ajrore bombarduan për 40 minuta rrjetet e tuneleve të Hamasit duke shkaktuar një numër të madh viktimash mes tyre, i cili nuk është zbuluar ende tërësisht. abcnews

Offensive Hamas terror tunnel into Israel exposed, neutralized

The international impact of Israel's underground Iron Dome

Gaza tunnel network threat leaves Israelis shaken - Los Angeles Times

Israel: Hamas Behind Latest Tunnel from Gaza Strip - The Media Line

UN Blames Israel For Lousy Mobile Reception In Hamas Tunnels | PreOccupied  Territory

Netanyahu Says Gaza Fight Will Continue Until Tunnels Are Destroyed | Time

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga vendet më të vaksinuara të botës po përjeton…