Breshëri befason Cyrihun

04 maj 2022 | 18:46

Një stuhi e fortë breshëri është parë në Cyrih pasditen e së mërkurës.

Kalimtarët ishin të befasuar dhe trafiku është detyruar të ndërpritet disa herë. Breshëri me kokrra të vogla përfshiu Oerlikon të Cyrihut aq shumë sa që brenda pak minutash rrugët u zbardhën plotësisht.

Siç shkruan “20 Minuten” duke ju referuar një bashkëpunëtoreje të saj vullnetare nga terreni, pamja me breshër ishte impresive: “Nuk kam parë kurrë kaq shumë akull”, thotë ajo. Ajo ka dymbëdhjetë vite që jeton në Zvicër dhe ky spektakël ishte unik për të, transmeton albinfo.ch. Makinat u detyruan të ndalonin, nuk mund të vazhdonin lëvizjen nëpër një breshër kaq të madh”, thotë ajo.

Breshëri ka rënë edhe mbi Zürichberg, siç tregohet në fotot e një bashkëpunëtoreje tjetër, transmeton albinfo.ch. “Këtu breshëri ka vazhduar pesë deri në dhjetë minuta më së shumti,” thotë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dronët, siç dihet, janë dëshmuar të jenë më efektivë se…