BREXIT-i i mbyll 7 mijë vende pune nga sistemi bankar i Britanisë së Madhe

24 gusht 2023 | 13:09

Roli i Londrës si “Mbreti i Evropës” për ofrimin e shërbimeve financiare pas BREXIT-it duket se është nën presionin e Parisit, Frankfurtit dhe Dublinit. Megjithëse parashikimet për një eksod prej një çerek milioni vende pune nga Londra pas ndarjes me Brukselin nuk janë realizuar, mirëpo një raport i ri tregon se janë mbyllur mbi 7 mijë vende nga Britania e Madhe.

Derisa mund të mos ketë pasur ndryshime me shumicë në tregjet financiare të Evropës, disa ekspertë besojnë se sektorë të veçantë po riorganizohen dhe rikalibrohen.

“Londra ende shihet si një lojtar financiar botëror, por nuk është domosdoshmërish si qendra e vetme evropiane e shërbimeve financiare dhe mendoj se kjo është ajo që ka ndryshuar si rezultat i BREXIT-it”, thotë David Henig, i cili punon me Qendrën Evropiane për Ekonominë Politike Ndërkombëtare. “Tani njerëzit mendojnë se nuk është vetëm Londra që është një qendër financiare evropiane, por edhe vende të tjera. Mund të jetë Parisi ose Amsterdami. Mund të jetë Dublini”, shton ai. Ish-kryekonomisti i Bursës Gjermane, Peter Lawlor beson se BREXIT-i ka pasur padyshim një efekt të dëmshëm në pasuritë e Londrës, por shtoi se është shumë herët për të parashikuar të ardhmen.

“Unë nuk mendoj se të menduarit strategjik është bërë siç duhet në Britani të Madhe. Frankfurt ishte i etur, Parisi po ashtu ishte shumë i etur – ju dini për stimujt e paraqitur në qytete të ndryshme evropiane”, thekson Lawlor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia  e Kosovës, Ballkani sonte në kuadër të Ligës së…