‘Brexiti mund të çojë në burg kryeministrin Boris Johnson’

08 shtator 2019 | 17:18

Lord MacDonald, ish-prokuror ka thënë për “Sky News” se Boris Johnson mund të shkojë në burg nëse refuzon të vonojë Brexitin.

Kryeministri britanik ka thënë se nuk do të pajtohet me zgjatjen e procesit, pavarësisht se Parlamenti ka miratuar një ligj që e detyron të bëjë një gjë të tillë.

Lord MacDonald, i cili mbante postin e lartë të prokurorit në vitet 2003-2008, ka thënë se nëse Johnsoni nuk e vonon shtyrjen e Brexit, atëherë gjykata do të urdhërojë që kryeministri të arrestohet.

“Një refuzim përballë kësaj do të ishte përçmim ndaj Gjykatës dhe kjo mund ta çonte atë person në burg”, ka thënë ai.

Gjithashtu është e mundur që gjykata të kërkojë një figurë tjetër në qeveri, që autorizon vonesën.

Një tjetër zë i është bashkuar mendimit të ish-prokurorit të lartë në lidhje me këtë çështje. Dominic Grieve ka thënë se nëse Boris Johnson pranon të zbatojë ligjin ai do të “dërgohet në burg për përbuzje”, ka thënë deputeti i Beaconsfield.

Ish-gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Lord Sasion i ka thënë gjithashtu “Sky News” se ka “shumë mënyra” për të zbatuar ligjin.

Ai është shprehur se deputetët kundër mosmarrëveshjes mund të aplikojnë për një urdhër gjyqësor, duke e urdhëruar Johnsonin që të autorizojë vonesën.

Nëse kryeministri akoma nuk pranonte ta zbatojë, një gjykatës mund të bëjë një urdhër, ku kërkon që një zyrtar qeveritar të nënshkruajë zgjatjen “në vend të kryeministrit”.

Ndërkohë, ministrja e Punës dhe Pensioneve ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e Johnson ndërkohë që janë shtuar spekulimet deri në arrestimin e kryeministrit nëse nuk zbaton ligjin e Parlamentit për shtyrjen e Brexitit.

Ky i fundit ka thënë se nuk do t’i kërkojë Brukselit që të shtyhen afatet dhe se do të largohet nga BE edhe pa marrëveshje. /Top Channel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit e ka fituar miqësoren e zhvilluar ndaj…