Llapi e mposhti KEK-un në miqësore

08 shtator 2019 | 17:13

Skuadra e Llapit e ka fituar miqësoren e zhvilluar ndaj KEK-ut (0-2), e cila u zhvillua në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Pjesa e parë u mbyll 0-0, kurse Arbnor Ramadani shënoi golin e parë për mysafirët në minutën e 48-të. Rezultatin final e vulosi Blendi Memaj (66’). Llapi është pjesë e Superligës, kurse KEK-u pjesë e Ligës së Parë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gerti Bogdani ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqje…