Gerti Bogdani jep dorëheqje nga pozita e sekretarit në PD

08 shtator 2019 | 17:11

Gerti Bogdani ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqje nga pozita e sekretarit për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike (PD).

Bogdani ka shprehur mirënjohje ndaj punës së bërë në PD, duke qartësuar se do ta vazhdojë angazhimin e tij politik dhe qytetar brenda e jashtë Shqipërisë.

“Puna ime do të vijojë çdo ditë brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe zëri im do të jetë zëri i çdo shqiptari që kërkon demokraci, vlera, drejtësi dhe mbi të gjitha shpresë për një Shqipëri, që sot ka nevojë për shpresë më shume se çdo herë tjetër!”, ka shkruar nder të tjera Bogdani në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Charles Leclerc triumfoi në garën për Çmimin e Madh të…