Brikena Selmani befasohet nga babai me një lidhje telefonike

18 mars 2026 | 11:27

Brikena Selmani u surprizua nga babai i saj, i cili me anë të një lidhje telefonike, ka folur pas shumë kohësh me të bijën.

“Je shumë e fortë. Bravo. Jemi shumë krenarë me ty. Më vjen keq që nuk të takoj dot sot. Të gjithë jemi mirë. Të gjithë jemi shumë krenarë me ty. Forca ‘amore’. Të do babi shumë. Vetëm përpara”, i tha ai.

Tutje shtoi: “I ke ngjarë babit me karakter. Ju përshëndes të gjithëve. Jeni të mrekullueshëm. Edhe Mateon e përshëndes”, tha babai i Brikenës.

Nga ana tjetër, banorja iu përgjigj: “Për mua këto fjalë janë sikur të fitoj Big Brother-in. të dua shumë”.

“Më fal nëse të kam mërzitur. Jeni krenaria ime. Dua vetëm t’ju bëj krenare dhe të ndiheni mirë”.

Brikena shtoi se nuk e priste aspak një surprizë të tillë nga i ati, pasi është më i rezervuar.

Familja e modeles duhet theksuar se jetojnë prej shumë vitesh në Itali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivisti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Agron Haxhiu, ka…