Britania arrin marrëveshjen me Francën, mbyllet La Manshi për shqiptarët

14 nëntor 2022 | 11:52

Britania e Madhe dhe Franca kanë firmosur të hënën marrëveshjen që synon t’i japë fund kalimeve të emigrantëve të paligjshëm për në ishull përmes kanalit të La Manshit.

Marrëveshja e firmosur nga sekretarja Suella Braverman shoqërohet me një paketë 63 milionë paund për autoritetet franceze, të cilat do të shtojnë patrullimet në plazhet nga ku nisen emigrantët.

Gjithashtu, stafi britanik do të dislokohet në Francë për të parandaluar kalimin e varkave të vogla, përmes të cilëve vetëm në vitin e fundit kanë shkuar në Britani mbi 40 mijë persona, një pjesë e të cilëve shqiptarë.

Ndërkohë, Britania dhe Franca kanë rënë dakord të rrisin bashkëpunimin për këtë çështje me partnerët evropianë, me një takim që do të planifikohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Megjithatë, nuk do të ketë patrulla të përbashkëta midis oficerëve francezë dhe britanikë pasi Parisi vuri veton ndaj idesë.

Braverman e ka nënshkruar marrëveshjen me ministrin e Brendshëm francez, Gerald Darmanin në Paris të hënën në mëngjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëpunëtori i afërt i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj po qëndron…