Britania dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tranzicionin e Brexitit

19 mars 2018 | 13:56

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë arritur marrëveshje në pjesën më të madhe të negociatave që çojnë në largimin e plotë të Britanisë nga BE-ja.

Negociatori i Britanisë për Brexit, Michel Barnier, ka njoftuar se të dyja palët janë pajtuar për një periudhë tranziconi.

Periudha tranzicionale do të fillojë nga dita e parë e Brexit, 29 mars 2019 dhe është dizajnuar në mënyrë që të lehtësoj marrëdhëniet e përhershme në të ardhmen.

Barnieri ka bërë me dije se është arritur marrëveshje për të drejtat e 4.5 milionë shtetasve të BE-së në Britani dhe 1.2 milion shtetasve britanikë në BE, pas Brexit.

Ai ka theksuar se ka nevojë për më shumë punë në çështje të tjera te rëndësishme siç është kufiri me Irlandën Veriore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…