Matoshi: Numrat janë, të martën votohet demarkacioni

19 mars 13:56

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe shefi i Qeverisë kanë zhvilluar një takim të rregullt, të cilën sipas tij, e bëjnë krerët e shtetit në mes tyre.

Ai në një prononcim për “Telegrafin” ka thënë se pjesë e diskutimeve në mes Thaçit dhe Haradinajt kanë qenë të gjitha temat që janë me rëndësi për vendin.

“Normalisht që është diskutuar edhe për demarkacionin. Mund të them se numrat ekzistojnë dhe nesër kalon demarkacioni”, ka shtuar Matoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë (MD), Abelard Tahiri, ka pritur në takim…