Britania, e gatshme të dalë pa marrëveshje nga BE-ja

06 dhjetor 2020 | 22:07

Ministri britanik i Bujqësisë ka paralajmëruar se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të finalizojë Brexitin pa marrëveshje përfundimtare për të ardhmen e marrëdhënieve tregtare me Bashkimin Evropian.

Qeveria londineze ka njoftuar se mund të finalizohet procesi edhe nëse palët nuk ia dalin të arrijnë gjuhë të përbashkët kur nuk kanë mbetur as edhe katër javë nga afati i fundit. Ndërkohë, kryenegociatori britanik për Brexit ka arritur në Bruksel për të provuar të arrihet marrëveshje në kuadër të përpjekjeve të fundit.

Bisedimet ndërmjet David Frostit dhe përfaqësuesve të Brukselit zyrtar u ndërprenë të shtunën pas dështimit të negociatave. Në një komunikatë të përbashkët, kryeministri Boris Johnson dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, kanë thënë se duhet të bëhet edhe një përpjekje për të provuar të kapërcehen dallimet ndërmjet BE-së dhe Britanisë.

Ata vlerësojnë se dallimet e theksuara mund të zgjidhen. Për muaj me radhë, negociatorët nuk po arrijnë të merren vesh për kushtet që duhet t’i përmbushë Britania gjatë eksportimit të mallrave të veta në bllok pas daljes nga Bashkimi Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy rapsodët e njohur, Rifat dhe Mehdi Berisha e kanë…