Britania e Madhe e gatshme t’i organizojë të gjitha ndeshjet e ‘Euro 2020’

22 shkurt 2021 | 11:28

Britania e Madhe raportohet se është shprehur e gatshme për t’i organizuar të gjitha ndeshjet e Kampionatit Evropian 2020.

“The Sunday Times” shkruan se qeveria britanike është duke hartuar planin për rikthimin e tifozëve në stadiume në fund të majit. Olivier Dowden nga Ministria e Sportit i ka bërë të qartë UEFA-s se progresi në vaksinim do të thotë që tifozët të kthehen në stadiume më herët sesa në shumicën e vendeve evropiane.

Në “Wembley” të Londrës pritet të zhvillohet gjysmëfinalja dhe finalja, por burimet e gazetës angleze kanë thënë se nëse u kërkohet të presin më shumë ndeshje, nga Britania e Madhe do të jenë dakord.

Kujtojmë se Kampionati Evropian 2020 kishte dështuar të mbahet në vitin e kaluar shkaku i përhapjes së koronavirusit. “Euro 2020” do të zhvillohet në verën e këtij viti, teksa deri më tani zyrtarisht dihet se ndeshjet do të zhvillohen në 12 qytete evropiane: Shën Petersburg, Londër, Mynih, Romë, Bukuresht, Dublin, Kopenhagë, Bilbao, Glasgow, Budapest dhe Amsterdam.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, tha…