Britania: Forcat ruse “kanë ngecur në vend”

22 mars 2022 | 08:50

Forcat ruse duket se kanë “ngecur në vend” për shkak të avancimit të kufizuar, ka njofuar Ministria britanike e Mbrojtjes në përditësimin e fundit.

Mirëpo në një postim në Twitter, është thënë se forcat ukrainase kanë vazhduar që të “zmbrapsin” tentimet ruse për të marrë kontrollin e Mariupolit – një nga qytetet ku është luftuar më së shumti prej shpërthimit të luftës.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se ka shenja të qarta që presidenti rus, Vladimir Putin mund të jetë duke u përgatitur për përdorim të armëve kimike dhe atyre biologjike në Ukrainë.

Biden ka thënë se lideri rus “është mbështetur për muri” si rezultat i rezistencës ukrainase dhe se ka rrezik që ai mund të zbatojë taktika më të ashpra

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se sot…