Britania goditet nga vërshimet pas reshjeve të dendura

05 janar 2024 | 15:14

Disa lumenj në Britani kanë shkaktuar vërshime të premten pas reshjeve të dendura të shiut. Autoritetet kanë lëshuar mbi 300 paralajmërime për vërshime, ndërsa operatorët e udhëtimeve kanë njoftuar për pengesa serioze.

Raportohet se rreth një mijë shtëpi kanë pësuar dëmtime nga vërshimet deri më tani, shkruan agjencia “Reuters”.

Një varg stuhish të javëve të fundit nënkuptuan që reshjet e reja, që nisën të enjten, ranë në tokë të ngopur me ujë dhe shpejt shkaktuan dalje të lumenjve nga shtrati në Angli e Uells.

Stuhitë kanë shkaktuar vërshime edhe në pjesë të tjera të Evropës ditëve të fundit.

Lumi Trent, në pjesën qendrore të Anglisë, doli nga shtrati. Zjarrfikësit e Londrës, kanë thënë se u detyruan që të evakuonin rreth 50 persona të enjten vonë, pasi një kanal në lindje të kryeqytetit shkaktoi vërshim.

Për të premten janë parashikuar  reshje të reja, edhe pse me intensitet më të ulët se gjatë natës së kaluar, ndërsa më vonë pritet mot më i thatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka…