Britania mbështet Kosovën në dialogun me Serbinë

01 dhjetor 2020 | 15:18

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott sipas të cilit Britania e Madhe do të ofrojë mbështetje për Këshillin e ekspertëve dhe Zyrën e Kryeministrit në procesin e dialogut me Serbinë.

“Qeveria e Britanisë së Madhe vazhdon mbështetjen për institucionet e Kosovës. Sot, bashkë me ambasadorin Nicholas Abbott, nënshkruam një memorandum mirëkuptimi, me të cilin Mbretëria e Bashkuar do të ofroj mbështetje për Këshillin e ekspertëve dhe Zyrën time, në procesin e dialogut me Serbinë, proces ky i cili po ndërmjetësohet nga BE-ja”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…