Britania njeh certifikatat shqiptare të vaksinimit

08 tetor 08:10

Tri javë nga vendimi i Bashkimit Europian edhe Britania e Madhe ka vendosur të njohë pasaportat e vaksinimit të lëshuara nga Shqipëria.

Lajmi u dha nga ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith përmes një postimi në rrjetet sociale.

Diplomati britanik shkruan se prej 11 tetorit certifikatat e vaksinimit shqiptare do të konsiderohet të vlefshme duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen e lirë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i…