Britania planifikon uljen e periudhës së izolimit nga Covidi

10 janar 2022 | 13:42

Britania po shqyrton uljen e periudhës së izolimit në karantinë në pesë ditë, tha sot kryeministri Boris Johnson, duke theksuar megjithatë se numri i pacientëve me Covid-19 po rritet në vend.

I pyetur për reduktimin e periudhës së izolimit nga shtatë në pesë ditë, Johnson ka deklaruar se “Ne po e konsiderojmë atë”.

Ai ka deklaruar se qeveria do të ndjekë udhëzimet shkencore. “Ne duhet të sigurohemi që të largojmë Omicron. Ne po bëjmë përparim të madh. Por ka mbi 18,000 pacientë të  infektuar me Covid në spital … ky numër është shumë i lartë dhe po rritet edhe më shumë”, ka shtuar Johnson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i shoqëruar nga zëvendësministrat Dafina…