Ministri Latifi viziton IKShPK-në, ka edhe një mesazh për qytetarët

10 janar 2022 | 13:33

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i shoqëruar nga zëvendësministrat Dafina Gexha-Bunjaku dhe Arsim Berisha qëndruan sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ata u njoftuan nga drejtori i IKShPK-së, profesor Naser Ramadani, lidhur me punën e IKShPK-së gjatë pandemisë Covid-19, aktivitetet e departamenteve aty dhe aktivitetet në vijim në mbikëqyrje të situatës epidemiologjike në vend.

Ministri Latifi ka shprehur falënderimin e tij për punën që ka bërë IKShPK gjatë pandemisë, duke vlerësuar se gjatë kësaj periudhe të vështirë, Kosova, me gjithë kapacitetet e kufizuara në shëndetësi ia ka dalë të tregojë përkushtim në mbajtjen nën kontroll të situatës epidemiologjike dhe menaxhimin e saj.

Në takim u theksua si shumë i rëndësishëm vaksinimi i popullatës si ndaj Covid-19 ashtu edhe ndaj Gripit sezonal, zbatimi i masave në fuqi dhe mbikëqyrja e plotë e situatës epidemiologjike me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, në këtë kohë të qarkullimit të varianteve të ndryshëm të SARS COV-2, përfshirë edhe variantin shqetësues Omicron.

Ministri Latifi ka theksuar se nga zbatimi i masave në fuqi varen edhe vendimet në të ardhmen, prandaj, ai theksoi se shëndetit të qytetarëve është prioritet i parë për MSh-në, pa lënë anash edhe funksionimin e veprimtarive të tjera të rëndësishme ekonomike, sociale, kulturore…, të cilat janë të ndërlidhura me zbatimin e masave kundër Covid-19.

Ministri gjatë vizitës në IKShPK ka qëndruar edhe në laboratorët e Institutit si dhe ka diskutuar me drejtuesit e IKShPK-së edhe për aktivitete të tjera të rëndësishme që ky institute kryen, përveç fokusit në Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ri i ShBA-ve në Kosovë, Jeff  Hovenier, i…